DYLON

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan priti në takim përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan priti në takim përfaqësuesit e Akademisë së Drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Rilind Sermaxhaj, të martën priti në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të stafit gjyqësor.

EkoHigjiena

Gjithashtu, u bisedua për nevojat trajnuese të gjyqtarëve dhe stafit administrative të kësaj gjykate, sfidat me të cilat përballen në ushtrimin e detyrave të tyre, si dhe mundësitë për avancimin e kapaciteteve profesionale përmes programeve të specializuara të Akademisë së Drejtësisë.

Fejzullahu shprehu qëndrimin se ky proces konsultativ synon të siguroj që programet trajnuese të hartohen në përputhje me nevojat reale të sistemit gjyqësor, duke u bazuar në diskutime të drejtpërdrejta me institucionet përfituese.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor si dhe forcimin e kapaciteteve në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve. /2LONLINE/