DYLON

Nënkryetari i Gjykatës Rilind Sermaxhaj priti në takim përfaqësuesit e OSBE-së

Nënkryetari i Gjykatës Rilind Sermaxhaj priti në takim përfaqësuesit e OSBE-së
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj të martën ka pritur në takim Menaxherin e Projektit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nga OSBE, Kahramon Sanginov si dhe Zyrtaren për Monitorimin e Proceseve Gjyqësore, Etleva Kelmendi – Shabani.

Nënkryetari Sermaxhaj, shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshëm të OSBE-së në sistemin e drejtësisë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve të korrupsionit, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e llogaridhënies.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe mbështetjen që OSBE-ja ofron në ngritjen e kapaciteteve profesionale, monitorimin dhe avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.