DYLON

Nënkryetari Arbër Ismajli me entuziazëm pret fitore të Dritës

Nënkryetari Arbër Ismajli me entuziazëm pret fitore të Dritës
Avatar photo Redaksia

Skuadra bardh e kaltër e qyteti të Gjilanit,  klubi i futbollit “Drita”, do ta ketë sonte ballafaqim e saj me Feyenoordin, ndeshje kjo e kthimit në kuadër të Conference League. Drita ka barazuar në ndeshjen e parë, pa gola. 

Me entuziazëm po e presin këtë takim, “intelektualët” dhe qytetarëve gjilanas, adhurues të lojës së futbollit, por edhe nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili po pret fitore dhe kualifikim tutje.

EkoHigjiena

“Pas sukseseve të xhudisteve tona në Tokio të Japonisë, edhe krenaria jonë e Gjilanit dhe gjithë Republikës, FC Drita, sonte është radha për të na bërë krenarë dhe për t’u kualifikuar tutje”, ka thënë Ismajli, transmeton 2LONLINE.com..

Sipas tij, nderi, krenaria, dhe përkushtimi i djemve tanë, padyshim që do të rezultojë me triumf në fushën e gjelbër ndaj skuadrës me renome evropiane, FC Feyenoord.

“Historia e futbollit vendas ju takon djemve bardh e kaltër”, ka thënë nënkryetari, Arbër Ismajli. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.