DYLON

Nënkryetari Arbër Ismajli falënderon Fatlum Rrahmanin për donacionin e dhënë

Nënkryetari Arbër Ismajli falënderon Fatlum Rrahmanin për donacionin e dhënë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë me dije se edhe Fatlum Rrahmani, iu është bashkëngjitur donatorëve të shumtë me donacionet e ofruara për nevoja të domosdoshme, e në veçanti për ata që janë në frontin e parë, të mantelbardhëve.

Ismajli tha se Fatlumi dhuroi një donacion me veshmbathje speciale për mantelbardhët, për të qenë më të sigurt në punën e tyre të përditshme, ku potencialisht, munden të ballafaqohen drejtpërdrejtë me ndonjë të prekur me COVID19.

“Ne e falënderojmë Fatlumin, por edhe të gjithë donatorët për vullnetin e tyre të madh, drejtuar menaxhimit të situatës pandemike. Fatlumi, edhe njëherë dëshmoi humanizmin e tij prej një qytetari aktiv, i cili si gjithmonë, vepron me humanizmin e tij të përkushtuar, drejtë përmbushjes së disa nga nevojat, aty ku bëhet fjalë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.