DYLON

Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën atashe në Shqipëri

Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën atashe në Shqipëri
Avatar photo Redaksia


Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës për në Republikën e Shqipërisë, me seli në Tiranë.

“Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Fatbardha Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën atashe e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.