DYLON

Nënkoloneli Kapelani Walls i KFOR-it Amerikan dhe zëvendëskomandanti i LMT-së, Reshter Major Resit Karatas, vizituan KBI-në në Gjilan

Nënkoloneli Kapelani Walls i KFOR-it Amerikan dhe zëvendëskomandanti i LMT-së, Reshter Major Resit Karatas, vizituan KBI-në në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kapelani Walls i KFOR-it amerikan dhe zëvendëskomandanti i LMT, rreshter major Resit Karatas (KFOR-i Turk), vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u prit nga Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu.

Kryetari Aliu i falenderoi musafirët për punën dhe angazhimin e tyre në sferën e sigurisë si dhe organizimin e jetës fetare përmbrenda kampit në Bondstill dhe për kontributin e LMT-së për angazhimin dhe kontributin e tyre për sigurinë e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi e për regjionin e Gjilanit në veçanti.

EkoHigjiena

Mysafirët u informuan për organizimin e jetës fetare në Komunën e Gjilanit dhe angazhimin e Bashkësisë Islame për kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës si një nga shtyllat themelore të fesë Islame.

/Agim Hyseni/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.