Gjate 24 orëve të fundit në rajonin e Gjilanit situata e sigurisë ka qenë e kënaqëshme, kurse janë evidentuar vetem 3 raste vjedhjesh, 1 rast mashtrimi, 1 rast sulmi si dhe 2 aksidente trafiku me dëmë materiale, ka njoftuar nënkoloneli Shaban Azizi, zëvëndësdrejtor i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan
Ai ka thënë se bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës është duke u rritur vazhdimisht, kurse si rezultat i këtij bashkëpunimi ndaj shumë shkelësve të ligjit po ndërmerren masa ligjore.
Sipas tij, këtë javë nga Njesiti i Trafikut Rajonal është identifikuar një person duke bërë shkelje në trafikun rrugor, ndaj të cilit është shqiptue masa gjobitëse, pas një fotoje që ka dërguar një qytetare.
Ndërkaq thuhet se raste të tilla të raportimit janë gjithnjë e më shpeshta gjë kjo e cilat tregon për ngritje të vetëdijesimit të qytetarëve për të raportuar shkeljet e ligjit.
“Tani kur ka filluar sezona verore dhe rritet numri i automjeteve në rrugëtt e qytetit dhe në ato rajonale, tollovitë në trafik mund të jenë më të shpeshta, por edhe shkeljet mund të shtohen. Andaj, Policia e Kosoves nuk do të hezitoj të hetojë dhe gjobitë çdo shkelës të ligjit, nëse ofrohen prova të mjaftueshme. Pra, sikurse rasti i datës 15/07/2019, ku me fotografi një qytetare raporton se si një veturë në rrugën Gjilan- Kamenicë në vendin e shënuar për këmbësorë, e ndërron korsinë dhe del në anën tjetër të rrugës”, ka thënë Azizi.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të mos hezitojnë për të raportuar çdo shkelje të ligjit dhe përmes fotografive t’a dëshmojnë shkeljen dhe t’i dërgojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosoves [email protected] , apo të raportojnë në stacionin policor që e kanë më afër.
“Po ashtu dëshirojmë t’i njoftojmë qytetarët se pas instalimit të kamerave të sigurisë në qytetin e Gjilanit dhe lokalitete tjera, ato janë duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe shkeljet e rregullave të trafikut do të hetohen, qoftë pasi të identifikohen targat apo edhe shoferët, që mund të gjobiten bazuar në deshmitë e nxjerra nga kamerat e sigurisë. Shembull është fotoja e bashkangjitur, në të cilën është identifikuar vozitësi të cilit i është shqiptuar gjoba e merituar”, ka thënë zëvëdësdrejtori i PK-së, Shaban Azizi.