/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim përfaqësues të Fondacionit” AGAPE” nga Suedia. Gjatë këtij takimi ai ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me këtë fondacion ku ndër tjerash parashihen donacione të ndryshme për Komunën e Vitisë. Po ashtu sipas kësaj marrëveshje parashihet edhe hartimi i strategjive tjera të zhvillimit dhe benifite për njerëz me nevoja të veçanta, të moshuarit dhe atyre që janë të palëvizshëm. /2L ONLINE/