“Nëna” merr tri çmime në Festivalin “KU Fest” – Kumanovë
Është përmbyllur edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “KU Fest” në Kumanovë, (31 gusht – 5 shtator), e në natën përmbyllëse edhe u ndanë çmimet nga Juria e Festivalit, e përbërë nga Leunora Kaliqi, kryeredaktore e TVM2, (kryetare) dhe Zijadin Murtezi, aktor dhe Robert Ristov, regjisor (anëtarë).
Siç ka bërë me dije edhe Teatri i Qytetit të Gjilanit, në këtë Festival, shfaqja “Nëna”, që është projekt artistik nga Bekim Korça në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit, mori tri çmime të Festivalit:
-Çmimi kryesor për shfaqjen më të mirë i takoi shfaqjes “Nëna”, prodhim i Teatrit të Gjilanit.
-Çmimi për regjinë më të mirë: Erson Zymberi për shfaqjen “Nëna” (Teatri i Gjilanit).
-Aktorja më e mirë në rol kryesor: Aurita Agushi për rolin e saj në shfaqjen “Nëna” (Teatri i Gjilanit).
Përndryshe, Drejtuesit e Teayri kanë falënderuar për vlerësimin Jurinë, organizatorit e festivalit dhe në veçanti publikun e Kumanovës. /2LONLINE/
