DYLON

Nëna, konsumoni peshk për të patur fëmijë inteligjent

Avatar photo Redaksia

Për të patur një fëmijë inteligjent, duhet të konsumoni së paku 2 herë në javë peshk gjatë periudhës së shtatzanisë. Në këtë përfundim kanë arritur disa hulumtues nga Universiteti i Harvardit, të cilët pohojnë se nënat që ushqehen me peshk gjatë shtatzanisë, kontriubojë për zhvillimin intelektual të bebeve të tyre.

Ato kanë kryer teste për të parë zhvilliin e kapacitetit intelektual mes 300 fëmijëve të moshës 3 vjeçare.

EkoHigjiena

Nga rezultatet e arritura, studiuesit kanë theksuar se fëmijët nënat e të cilëve ishin ushqyer me një dietë të pasur me peshk gjatë shtatzanisë, i kanë mundur fëmijët e tjerë në testin e inteligjencës.

Por e gjitha kjo varet edhe nga lloji i peshkut.

Sipas hulumtuesve, vetëm llojet e peshkut të cilët janë të pasur me acidet yndyrorë të Omega-3 sikurse janë peshku ton dhe sardelet mund të kenë një efekt të dukshëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve.

Prandaj nëna të ardhshme, kushtojini rëndësi kësaj diete nëse doni të keni fëmijë inteligjent.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.