DYLON

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, në fundjavë janë mbajtur dy mbledhje të bordit të drejtorëve

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, në fundjavë janë mbajtur dy mbledhje të bordit të drejtorëve
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në fundjavë janë mbajtur dy mbledhje të bordit të drejtorëve.

Kryetari Hyseni ka thënë se në këto mbledhje janë prezantuar problematikat dhe zgjidhjet e projekteve të çdo drejtorie.

EkoHigjiena

“Gjatë kësaj fundjave, organizuam dy mbledhje me drejtorët e emëruar të drejtorive të Komunës së Gjilanit. U prezantuan problematikat dhe zgjidhjet e projekteve konkrete të çdo drejtorie, për planin e punës të vitit 2022. U dakorduam për koordinim, bashkëpunim institucional dhe transparencë. Biseduam mbi format se si mund ta ndihmojmë njëri tjetrin në proceset e punës”, ka thënë kreu i Komunës, Alban Hyseni.

Ai theksoi se ajo që synohet është sjella e një modeli të ri dhe mbledhje të tilla do të jenë të shpeshta.

“Adresuam çështjet më urgjente për t’u zgjidhur dhe prioritetet e qeverisjes sonë. Ajo çka synojmë, është sjellja e një modeli të ri dhe mbledhje të tilla do të jenë të shpeshta gjatë të gjithë qeverisjes, për të garantuar angazhimin serioz të të gjithëve ne, në detyrat që i kemi marrë përsipër. I kërkova të gjithë drejtorëve 3 parimet mbi të cilat e bazojmë qeverisjen tonë gjatë këtij mandati: ndryshim, ndershmëri, profesionalizëm. Monitorimi dhe skanimi i vazhdueshëm i gjendjes në qytet, do të sigurojë mbarëvajtjen e iniciativave që po i ndërmarrim. Temë kryesore është gjithashtu edhe rritja e investimeve dhe kthimi Gjilanit në qendër të Anamoravës dhe urë lidhëse strategjike ekonomike”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.