DYLON

Nën udhëheqjen e kryetarit Hyseni, mbahet takimi i Bordit të AZHR-Lindje

Nën udhëheqjen e kryetarit Hyseni, mbahet takimi i Bordit të AZHR-Lindje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në cilësinë e Kryesuesit të Bordit të Agjencionit për Zhvillim Rajonal (AZHR) Lindje, mbajti mbledhjen e rregullt të Bordit të Agjencisë, në të cilën morën pjesë shumica e kryetarëve të Komunave të rajonit Lindje.

Kryetarët e Komunave gjate takimit patën diskutim të frytshëm rreth sfidave të përbashkëta si dhe mundësitë për bashkëpunim në projekte ndër-komunale dhe rajonale.

EkoHigjiena

Çështjet të cilat u diskutuan në këtë takim, ndër të tjera, ishin edhe projektet e rrugës rajonale Gjilan-Ferizaj, Rruga Begracë-Kacanik i vjetër, zhvillimi i turizmit në rajonin Lindje, rehablitimi i shtratit te lumit “Morava e Binçës”, menaxhimi i integruar i mbeturinave etj.

Bordi i AZHR Lindje u dakordua që bashkërisht të adresojnë këto projekte të përbashkëta prioritare dhe të kërkojnë mbështetje financiare tek ministritë relevante të Qeverisë Republikës së Kosovës përmes dhënies prioritet gjatë planifikimit për vitin e ardhshëm.

Këto projekte u vlerësuan tejet të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të rajonit lindje, e posaçërisht në aspektin e lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, zhvillimin e turizmit si dhe mbrojtjen nga vërshimet dhe rritjen e agro-bizneseve në rajonin lindje.

Në këtë mbledhje, gjithashtu, u miratua raporti i punës së Agjencisë për vitin 2022. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.