DYLON

“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” – premiera e radhës

“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” – premiera e radhës
Avatar photo Redaksia

“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” – premiera e radhës

Premiere nesër, e premte, 17 tetor – ora 20:00

EkoHigjiena

Repriza e parë: të shtunën, 18 tetor – ora 20:00

Teatri i Qytetit të Gjilanit

Një bashkëpunim i rrallë kulturor mes Kosovës dhe Afrikës së Jugut që bashkon dy histori të largëta, por me plagë të ngjashme.

Shfaqja trajton faljen, pajtimin dhe shërimin shoqëror, duke ndërlidhur Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990) me Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut (1996) — dy momente historike që flasin për guximin për të falur.

Në skenë ngjiten aktorët Ilire Vinca, Arben Bajraktaraj dhe Ema Andrea, përkrah artistëve nga Afrika e Jugut Gontse Ntshegang, Kensiwe Tshabalala dhe Les Made.

Një udhëtim emocional i luajtur në anglisht, zulu dhe shqip, me titra në shqip.

Regjia: Blerta Neziraj

Teksti: Jeton Neziraj, në bashkëpunim me dramaturgun Greg Homann

Një shfaqje që lidh dy kontinente përmes artit, duke e bërë Teatrin e Gjilanit vend takimi për kujtesën, dhe hijen – vendin e shpresës.

Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt në Teatrin e Gjilanit

/Teatri i Qytetit të Gjilanit/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.