DYLON

Në Zyrën e Punësimit në Gjilan mirëpritën përfaqësuesit dhe disa nga fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”

Në Zyrën e Punësimit në Gjilan mirëpritën përfaqësuesit dhe disa nga fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”
Avatar photo Redaksia

“Gjatë kësaj jave në Zyrën e Punësimit në Gjilan patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësuesit dhe disa nga fëmijët e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema”. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e punësimit, trajnimit dhe aftësimit profesional, si dhe për rëndësinë e përgatitjes së tyre për integrim në tregun e punës në të ardhmen”, ka thënë Petrit Vokshi, udhëheqësi i Zyrës së Punësimit në Gjilan.

Sipas tij, në kuadër të bashkëpunimit, u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve dhe hartimin e listave të personave që, me arritjen e moshës së punës, janë të gatshëm për punë ose trajnim, me qëllim që të identifikohen dhe adresohen me kohë nevojat dhe mundësitë e tyre.

EkoHigjiena

“Në fund të takimit, prezantuam shërbimet e Zyrës së Punësimit në Gjilan dhe mundësitë që ofrohen në funksion të punësimit dhe aftësimit profesional”, ka thënë Vokshi.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.