DYLON

Në Zvicër do të organizohet mbledhje komemorative për të ndjerin, shkrimtarin e gazetarin Nijazi Ramadani

Në Zvicër do të organizohet mbledhje komemorative për të ndjerin, shkrimtarin e gazetarin Nijazi Ramadani
Avatar photo Redaksia

NJOFTIM ZYRTAR

Njoftohet opinioni publik, miqtë, bashkatdhetarët dhe dashamirët se organizohet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit, gazetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Nijazi Ramadani.

EkoHigjiena

Ky aktivitet komemorativ organizohet me iniciativë të familjes dhe do të zhvillohet në ambientet e Shoqata Kulturore Shqiptare “SHARRI” Zvicër e cila ka vënë në dispozicion hapësirën për këtë ngjarje përkujtimore.

? Data: e diel, 18 janar 2026

? Ora: 15:00-16:00

? Vendi: Lee 1551, 9304 Waldkirch, Zvicër (lokacion i Shoqatës Kulturore Shqiptare “SHARRI” Zvicër)

_https://share.google/6gmwYBrsuijZLTsOu_

Nijazi Ramadani ishte një figurë e shquar e jetës kulturore dhe kombëtare shqiptare i njohur për veprimtarinë e tij si shkrimtar dhe gazetar me angazhim të vazhdueshëm për ruajtjen e identitetit dhe promovimin e çështjeve kombëtare. Përmes krijimtarisë dhe botimeve të tij, ai kontribuoi në pasurimin e trashëgimisë letrare dhe gazetare, si dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare në komunitetet shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë kësaj mbledhjeje do të mbahet program përkujtimor me fjalime, reflektime mbi krijimtarinë e tij dhe ndarje kujtimesh nga miq dhe pjesëmarrës të tjerë.

Ftohen të gjithë që me praninë e tyre të nderojnë kujtimin dhe veprën e Nijazi Ramadani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.