DYLON

Në Zhegër të Gjilanit nis Manifestimi “Ditët e Agimit 2025”

Në Zhegër të Gjilanit nis Manifestimi “Ditët e Agimit 2025”
Avatar photo Redaksia

Me turnirin e futbollit të vogël, përmes të cilit kujtojmë, heroin Agim Ramadanin, me moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, në Zhegër të Gjilanit ka filluar Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”.

I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në hapjen solemne të Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”. Ai ka thënë se ky aktivitet shënon fillimin e tri ditëve përkujtimore që mbajnë gjallë kujtimin e një figure të pazëvendësueshme të historisë sonë.

EkoHigjiena

“Sonte në ora 19:30, ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë e ndezjes së “Flakadanëve të Lirisë”, në nder të 114 dëshmorëve të betejës së Koshares, një nga faqet më të lavdishme të luftës për liri”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.