(2LONLINE) – Prokurorja Laura Pula ka bërë të të ditur se deri më tani në Prokurorinë e Kosovës janë paraqitur dy raste. Një rast është hapur në Zhegër për fotografim të votës dhe një në Shtërpcë për dëmtim të pronës.
Pula gjatë një konferencë për media ka thënë se edhe një rast tjetër ka qenë në Prishtinë për lajmërim të rrejshëm ku një përfaqësues i subjektit politik ka lajmëruar për një rast të fotografimit të votës dhe pastaj është tërhequr. /2lonline/