DYLON

Në zgjedhjet parlamentare me listë të përbashkët!

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik,  Jonuz Musliu deklaroi pas kthimit nga Shqipëria se  liderët politik të shqiptarëve nga jugu i Serbisë kanë marr rekomandim nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë,  Ditmir Bushati që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit në listën e përbashkët.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është nxitur nga Partia Përparimtare Serbe, kryetari i së cilës, Aleksandër Vuçiç, mban aktualisht postin e zëvendëskryeministrit, ndërsa atë të kryeministrit, shefi i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç.

EkoHigjiena

Ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe njëherit  edhe kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa  për agjencinë Beta deklaroi se pas bisedës në Tiranë ende nuk ka ardhur deri te takimi i përbashkët të gjithë liderëve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, përkatësisht ende nuk është marrë vendimi se a do të marrin partitë politike shqiptare në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, transmeton Titulli.

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka shpërndarë parlamentin dhe ka shpalluri formalisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 mars.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.