DYLON

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit uroj që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton!

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit uroj që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton!
Avatar photo Redaksia

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit uroj që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton!

/Xhevat Bekteshi kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)/

Qytetarët e Gjilanit meritojnë një administratë që realizon projekte e jo të prezentoj vizatime vizuele, të IT-së.

Raportet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për performancën e komunave e kanë vlerësuar Komunën e Gjilanit me rezultate mesatare, me disa dobësi që bien në sy, sidomos në ofrimin e shërbimeve publike, zbatimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin efektiv të resurseve komunale.

Disa prej mangësive të theksuara përfshijnë:

• Vonesa të gjata në zbatimin e projekteve infrastrukturore, përfshirë autostradën, stadiumin, varrezat, rrugët, kanalizimin dhe ujësjellësin. Edhe më rëndë është në zonat rurale Livoç, Malishevë, Zhegër, Uglar e ku jo po thuaj se në secilin fshat.

• Mbulim i pjesshëm i shërbimeve komunale dhe jocilësore në fshatra dhe lagje periferike, ndriçim publik dhe pastrim i rrugëve.

• Mosrealizim i disa projekteve të mëdha të premtuara, si Unaza e qytetit dhe investimet në zonën ekonomike.

• Dështim në zbatimin e objektivave strategjike sipas planifikimeve të veta buxhetore dhe zhvillimore.

Sipas të dhënave të fundit, Gjilani ka përfituar nga Granti i Performancës Komunale, por mënyra se si janë shpenzuar këto fonde ka ngjallur dyshime për mungesë prioritetesh të qarta dhe efektivitet të ulët.

Kjo performancë jo-bindëse tregon për një mungesë të kapaciteteve menaxheriale dhe politike për të garantuar shërbime cilësore për qytetarët.

Shërbime të ngadalshme, projekte të vonuara e të parealizuara  tregon performancë  komunale në rënie dhe gjithnjë e më të dobët.

Në zgjedhjet komunale të 12 Tetorit urojë që qytetari gjilanas të jetë i vetëdishëm kend po e voton.

Besoj se duhet të votohen persona me dije e kapacitete profesionale.Kemi 25 vjet liri,25 vjet zhvillim andaj duhet reflektuar e votuar personat që kan njohuri, përvojë profesionale,bagazh pozitiv menagjerial me rezultate të dëshmuara.

Të zgjedhurit e tillë besojmë do bëjnë që të kemi cilësi në realizim projektesh,efikasitet dhe efektivitet në realizim e tyre dhe si rezultat do kemi infrastruktur,ambient më të bukur dhe jetë më të mirë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.