DYLON

Në Vushtrri organizohet festivali “Çaj Fest”, ja disa detaje

Në Vushtrri organizohet festivali “Çaj Fest”, ja disa detaje
Avatar photo Elife Sherifi

Festivali i çajit “Çaj Fest” këtë vit do ta shënoj edicionin e dytë të tij. Ky festival ka për qëllim promovimin e kulturës së çajit dhe përçimin e ndjenjës së humanizmit.

Në këte edicion do të marrin pjesë pesë kompani të ndryshme të çajit nga Kosova.

Festivali ka karakter bamirës pasi çaji shërbehet pa para për të gjithë, por njerëzit e vullnetit të mirë mund të dhurojnë një shumë simbolike për familjet në nevojë.

EkoHigjiena

Të hollat e grumbulluara në fund do të shfrytëzohen për blerjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Vushtrri.

Festivali do të mbahet nga data 26 deri më 29 Dhjetor, në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, prej orës 14:00 deri në orën 23:00.

Festivali u mbështet nga Komuna e Vushtrrisë dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.