DYLON

Në Vrapçiq të Gjilanit vihet gurëthemeli për ndërtimin e xhamisë

Në Vrapçiq të Gjilanit vihet gurëthemeli për ndërtimin e xhamisë
Avatar photo Redaksia

Sot në  fshatin Vrapçiq të komunës së Gjilanit, me lexim të Kurani dhe tekbire u vu gurthemeli i xhamisë së fshatit.

Në vënien e gurëthemelit të xhamisë  morën pjesë banorët e fshatit Vrapçiq, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, bashkë me zyrtarët e administratës dhe disa imamë.     

EkoHigjiena

Fillimisht banorëve të fshatit iu drejtua kryetarin i KBI të Gjilani, Naim ef. Aliu, të cilët i përshëndeti dhe i  përgëzoj për iniciativën, sigurimin dhe  caktimin e lokacionit nga vet ata, për ndërtimin e  xhamisë së fshatit.

“Komunës së Gjilanit, falë jush dashtë zoti po i shtohet edhe një xhami. Gurë themeli i xhamisë së parë në fshatin tuaj po bëhet në Lejletu–l–Kadr, që d.m.th. Nata e Kadrit, e cial natë për besimtarët islam ka rëndësi të madhe. Ndërtimi i xhamisë është një vepër madhështore e banorëve të këtij vendbanimi, por me vlerë të madhe edhe për tërë komunën tonë, tha ndër të tjera kryetari Aliu.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili i në fjalën e tij i uroi besimtarët fillimisht për natën e Kadrit, si dhe i uroi dhe përgëzoi banorët për nisjen e punimeve të ndërtimit të xhamisë në Vrapçiq.

“Kjo vendosmëri dhe ky vullnet për të ndërtuar xhami është dëshmia më e mirë në vepër dhe treguesi më i mirë i forcës së besimit tuaj në Zotin Fuqiplotë, ngase Zoti në Kuranin fisnik na mëson se xhami ndërtojnë vetëm besimtarët që besojnë në Zotin dhe ditën e fundit”, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Xhamia e fshatit Vrapçiq do të ndërtohet nga donacionet e besimtarëve vullnetmirë të fshatit në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.