DYLON

Në “Vjeshtën letrare”, shpaloset dhe vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi

Në “Vjeshtën letrare”, shpaloset dhe vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi
Avatar photo Redaksia

Këtë të shtune, kanë vazhduar aktivitetet e “Vjeshtës letrare të Gjilanit”,  me aktivitetin ku u shpalos dhe u vlerësua portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, njëri nga shkrimtarët e Kosovë dhe fitues i vjetëm i Çmimit letrar, “Beqir Musliu”,  si çmimi më prestigjioz letrar që e jep Komuna e Gjilanit, për vlera të mirëfillta letrare, për shkrimtarët që kanë rrumbullakosur një karrierë të begatshme me prurje të reja dhe vlera artistike për letërsinë.

Për krijimtarinë e bujshme të tregimtarit, romansierit, historianit e publicistit Jusuf Buxhovi, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” folën Ibrahim Kadriu, Kaltrinë Berisha, Arsim Halili, Blinerë Hajdari, Nexhat Rexha dhe Shefqet Dibrani.

EkoHigjiena

Me deklamime, fragmente nga krijimtaria në prozë e Jusuf Buxhovit lexuan Linditë Ramushi Dushku dhe Arbisë Krasniqi.

 Para krijuesve dhe artdashësve foli edhe vetë shkrimtari Jusuf Buxhovi, i cili tha se ndihet dyfish i nderuar. Sipas tij e para, si laureat i çmimit letrar “Beqir Musliu” dhe së dyti që është këtu në mes krijuesve.

Këtë veprimtari letrare, e udhëhoqi shkrimtari Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”, i cili tha se ky është edicionit të 16-të i manifestimit tradicional kulturor, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Sipas tij kjo ka vetëm një mision afirmimin e vlerave letrare, librave të mirë, shkrimtarëve që i kanë dhënë, po i japin dhe do t’i japin letërsisë shqipe, pavarësisht nga vijnë, ku jetojnë dhe veprojnë.  

Përndryseh, krijueseve dhe artdashësve në këtë veprimtari iu shpërnda edhe numrin i 47 i revistës letrare “Agmia”, numër që i përkushtohet siç është bërë tashmë traditë, fituesit të përvitshëm të këtij çmimi, botimin të cilin e ka ndihmuar MKRS-ja përmes Departamentit të kulturës, përmes një thirrjeje publike për vitin 2025.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.