DYLON

Në Vjenë u mbajt takimi “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”

Në Vjenë u mbajt takimi “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të procesit të zbatimit të projektit “ Ndërtimi i Integritetit të MFSK-së dhe FSK-së”, në Vjenë u mbajt takimi me temën “Vlerësimi i pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”, organizuar nga Qendra për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes (Centre for Integrity in the Defence Sector- CIDS) e Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Norvegjisë.

Në këtë takim morën pjesë: Ministria për FSK-në, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama; përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjithashtu, në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi nga CIDS z. Sven Eriksen, eksperti i fushës përkatëse nga Kosova, z. Florian Qehaja si dhe ekspertët rajonalë.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë nga Ministria e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, prezantoi politikën përkatëse që zhvillohet në Ministrinë e tyre respektivisht “Rregulloren për vlerësimin e pozitave të ndjeshme nga rreziku i dukurive korruptive”. Përveç diskutimeve rreth rregullores në përgjithësi dhe metodologjisë së vlerësimit në veçanti, debati u zhvillua edhe në funksion të hartimit të politikave, procedurave të duhura dhe akteve normative të nevojshme për ngritjen e integritetit në institucionet tona të nivel të ministrive dhe forcave. Pastaj u diskutua edhe për implementimin e planeve të integritetit me masat dhe veprimet konkrete në funksion të parandalimit, eliminimit dhe reduktimit të dukurive korruptive dhe në përgjithësi atyre negative të cilat cenojnë funksionalitetin e ministrive dhe operacionalitetin e forcave tona.

EkoHigjiena

Në përmbyllje të takimit me përfaqësues nga Bosnja e Hercegovina u diskutua për hapat e ardhshëm në zgjerimin e bashkëpunimit ndërministror dhe shkëmbimit të përvojave në fusha respektive në mes të MFSK-së /FSK-së dhe MM të BeH.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.