Në vizionin tim për Gjilanin e ri, sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur
Në vizionin tim për Gjilanin e ri, sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur
/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Sot së bashku me kandidaten tonë për Asamblenë Komunale, Gresa Avdiun, patëm nderin e veçantë të jemi pranë një emri të madh, një force që bëhet simbol i krenarisë sonë qytetare, SC Gjilani.
Ky klub sportiv është histori e pastërt, pasion, sakrificë dhe krenari gjilanase.
Është fryma e qytetit tonë që pulson në çdo ndeshje, në çdo gol, në çdo moment që i bashkon mijëra zemra rreth një qëllimi të vetëm, dashnisë për Gjilanin!
Faleminderit nga zemra, drejtuesve të klubit, drejtorit gjeneral Syart Rrahmanit, menaxherit të klubit Drilon Sylejmanit, stafit të klubit dhe futbollistëve, për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e madh që e japin çdo ditë për këtë fanellë.
Ju jeni modeli më i mirë i punës, disiplinës dhe dashnisë për qytetin.
Një falënderim i veçantë dhe me shumë respekt shkon për tifozët legjendarë, SKIFTERAT!
Ju jeni zemra që rreh më fort në çdo ndeshje, zëri që nuk ndalet kurrë, dhe forca që e ngrit SC Gjilanin në majat e krenarisë. Pa ju, kjo histori s’do të kishte të njëjtin kuptim.
Në vizionin tim për Gjilanin e ri, sporti dhe tifozët do të jenë gjithmonë të mbështetur.
Sepse aty ku ka pasion, bashkim dhe dashni për qytetin, aty lind suksesi i vërtetë i projektit të Gjilanit të ri.