DYLON

Në Viti u zhvillua punëtoria për menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave organike

Në Viti u zhvillua punëtoria për menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave organike
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Vitisë gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një punëtori kushtuar menaxhimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të mbetjeve organike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në kuadër të kësaj punëtorie, një delegacion nga qyteti i Kirchhainit të landit të Hesenit, të kryesuar nga kryetari Olaf Hausmann, së bashku me përfaqësues nga Universiteti Justus Liebig i Gisenit dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë zhvilluar vizita në institucione të ndryshme komunale, si dhe te fermerë dhe biznese në Viti.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtyre vizitave ishte njohja nga afër me gjendjen aktuale, identifikimi i mundësive për bashkëpunim dhe prezantimi i projektit ORG-VITI, i cili financohet nga Fondacioni Federal Gjerman për Mjedisin (DBU).

Gjatë punëtorisë janë zhvilluar diskutime lidhur me mundësitë e hartimit të një dokumenti konceptual, i cili në të ardhmen do të shërbejë si bazë për aplikim në fonde të ndryshme, me synim realizimin e një projekti konkret për menaxhimin e mbetjeve organike në territorin e komunës së Vitisë.

Në kuadër të takimeve të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i Kirchhainit, Olaf Hausmann, kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet dy komunave, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta në të dyja komunat, të cilat kanë një partneritet zyrtar përmes binjakëzimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.