Grupi i Edukimit Shëndetësor ne kuadër te QKMF-së në Viti, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare kundër Duhanit, me një ligjëratë ne shkollën e mesme teknike “Jonuz Zejnullahu “në Viti.
Dr.Adnan Çoçaj, ka ligjëruar para nxënësve të klasave të 10-ta, duke i njoftuar ata me dëmet shëndetësore dhe pasojat afatgjata që shkakton pirja e duhanit. Ne fund janë shpërndarë fletushka me njohuri mbi pasojat e duhanit.