DYLON

Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, në Viti është shënuar kjo datë me aktivitete të ndryshme. Fillimisht është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temë “Trashëgimia kulturore si vlerë dhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor në komunën e Vitisë.

Duke folur për qëllimin e tryezës , drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Milot Lala, i cili ndër tjerash theksoi se komuna e Vitisë është e pasur sa i përket Trashëgimisë arkitekturale e kulturore.

Ai përmendi edhe një sërë objektesh që i përkasin trashëgimisë si kulturore, po ashtu edhe asaj shpirtërore, gjegjësisht objekteve fetare.

EkoHigjiena

Ndërkaq për trashëgimin kulturore, foli përgjegjësi i sektorit për kulturë Ismet Sejdiu, kurse menaxheri i projektit “Turizmi pa Kufi” Samet Dalipi, foli për nxitjen e zhvillimit të turizmit në komunën e Vitisë.

Pjesëmarrësit e kësaj tryeze por edhe qytetarë të tjerë, më pas kanë bërë një vizitë shtëpisë Kullë e ndërtuar në vitin 1870 në fshatin Mjak.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.