DYLON

Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit

Në Viti u shënua Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, sot në Viti u vendosen kurora lulesh tek memoriali i gazetarit “Kerim Lewton” në qytetin e Vitisë, që mban emrin e gazetarit të ndjerë, i cili u vra në kufirin Kosovaro- Maqedonas, gjatë konfliktit në Maqedoni.

Në këto homazhe i pranishëm ishte kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të kësaj komune, Bekim Azizi me bashkëpunëtorë, Sekretari i dytë politik i ambasadës Britanike në Kosovë, z. Richard Le Vay, gazetarë dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Përndryshe pas homazheve në organizimin e Institutit të medias se Kosoves, Keshillin e pavarur të mediave, Keshillin e Klubeve Rotary të Kosoves, Rotary Klub Vitia dhe me mbështetje të Komunës së Vitisë, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport u zhvillua tryeza e përbashket me temë:” Të bërit gazetari në këtë kohë, plasimi i informates si e mirë publike, sfidat, kërcënimet dhe rreziqet”  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.