DYLON

Në Viti u shënua dita e shkollës “Dëshmorët e Vitisë”

Në Viti u shënua dita e shkollës “Dëshmorët e Vitisë”
Avatar photo Redaksia

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është shënuar Dita e Shkollës Fillore dhe të mesme të ulët “Dëshmorët e Vitisë”, me një sërë aktivitetesh të organizuara nga stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Manifestimi u karakterizua me një program të pasur artistik, ku nxënësit prezantuan pika të ndryshme kulturore, përfshirë recitime, këngë dhe valle, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre. Aktivitetet u ndoqën nga mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues institucionalë.

EkoHigjiena

Me këtë rast, një fjalë rasti ka mbajtur edhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e cila vlerësoi punën e shkollës dhe angazhimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve dhe nxënësve në arritjen e rezultateve në arsim.

Në këtë ditë të veçantë, u theksua rëndësia e arsimit dhe roli i shkollës në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, ndërsa u vlerësua edhe puna e vazhdueshme në ngritjen e cilësisë në arsim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.