DYLON

Në Viti u shënua dita botërore e tuberkulozit

Në Viti u shënua dita botërore e tuberkulozit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 24 marsit- Ditës botërore të tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në ka zhvilluar sot disa aktivitet të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje.

Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë disa fletushka rreth mënyrës së parandalimit por edhe mjekimit dhe shërimit të sëmundjes së tuberkulozit.

EkoHigjiena

Këtë ekip e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e DSHMS-së, Merrushe Ahmeti dhe të tjerë.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë dy trajnime për stafin e infermiereve për trajtimin e pacientëve me tuberkulozë.

Ndërkaq ekipi i QKMF-së në Viti, ka shpërndarë fletushka për pacientët e rastit. Sipas dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, përmes aktiviteteve të tilla ata po synojnë të ndikojmë në vetëdijesimin e qytetarëve rreth sëmundjeve të ndryshme, kryesisht atyre kronike.

Përndryshe në vitin 2021 në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 447 raste te pacientëve të sëmurë nga sëmundja e Tuberkulozit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.