DYLON

Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale

Në Viti u shënua Dita Botërore e Punës Sociale
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Botërore të Punës Sociale, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, është shënuar kjo ditë me disa aktivitete ku janë zhvilluar ligjërata me nxënësit e shkollës së mesme, e gjithashtu edhe me nxënësit me nevoja të veçanta me moton “Dielli ndriçon për të gjithë njësojë”.

Ndërkohë, në ligjëratën me nxënësit e shkollave të mesme është trajtuar tema “Mbrojtja Sociale dhe Roli i Qendrës për Punë Sociale”. Ligjërata është zhvilluar me nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në shkollën teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti, si dhe në Gjimnazin “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.