DYLON

Në Viti u shënua 28 Nëntori – Festa e Flamurit

Në Viti u shënua 28 Nëntori  – Festa e Flamurit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 28 Nëntorit- Festës së Flamurit kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, udhëheqës të institucioneve komunale të Vitisë, të shoqëruar edhe nga përfaqësues të OVL të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, policisë dhe institucioneve të tjera, kanë vendosur kurora lulesh në kompleksin e dëshmorëve në Viti.

Gjithashtu, në Bibliotekën e Qytetit, është promovuar këndi i librave të prof,dr Isak Shema i cili i dhuroi krijimtarinë e tij kësaj biblioteke, respektivisht bibliotekën e tij personale.

Për shkak të situatës epidemiologjike, autoritetet komunale kanë anuluar gjitha aktivitetet kulturore e sportive, ndërkohë që në orët e pasditës, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” do të shfaq një koncert festiv, përmes Televizionit Plus. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.