DYLON

Në Viti u shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Në Viti u shënua 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Arsim dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë organizuar një varg aktivitetesh për fëmijë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, fillimisht ka pritur në takim nxënësit me nevoja të veçanta, të paraleles në shkollë fillore Bafti Haxhiu në Viti, e po ashtu ka pritur edhe fëmijët e Çerdhes së Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Viti, si dhe nxënësit e shkollës fillore të fshatit Ramnishtë.

EkoHigjiena

Haliti i ka uruar fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre, me që rast edhe së bashku kanë prerë një tortë, shenjë respekti për ta.

Gjithashtu, në sallën e Kuvendit Komunal, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka organizuar pritje për nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu”, të cilët i ka njoftuar për vendimmarrjen e këtij Institucioni, si edhe për organizimin e seancave të Asamblesë komunale.

Më pas, nxënësit kanë vizituar edhe stacionin policor në Viti, si edhe ambientet e Gjykatës Themelore. Në kuadër të Ditës së fëmijëve, është mbajtur një program kulturorë e artistik, përgatitur nga Kori i Qytetit dhe fëmijët e Çerdhes “Gëzimi Ynë”.

 E veçanta e aktiviteteve të sivjetme për 1 Qershorin, është socializimi i nxënësve të shkollës fillore “28 Nëntori” të fshatit Vërban dhe atyre të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti, me që rast edhe janë shkëmbyer dhurata mes tyre. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.