DYLON

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm

Në Viti u punësuan edhe 8 mjekë të përgjithshëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Dr. Vjollca Kadolli-Halili, priti në një takim zyrtar 5 mjekë të rinj vitias, të cilët sapo janë bërë pjesë e stafit mjekësor komunal. Ndërsa, ditëve në vazhdim do të bashkohen edhe 3 mjektë tjerë për nënshkrim të kontratës.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Haliti nënshkroi kontratat e punës për mjekët e sapoardhur, duke u uruar atyre suksese në rrugëtimin e tyre profesional. Ai theksoi se ky angazhim është një investim direkt në mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve.

EkoHigjiena

“Prania dhe angazhimi i këtyre tetë mjekëve të rinj në Viti do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe vëllimit të shërbimeve shëndetësore. Qëllimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa përkujdesjen e duhur mjekësore” u shpreh Kryetari Haliti.

Përndryshe bëhet me dije se të gjithë mjekët e diplomuar nga Komuna e Vitisë janë të punësuar brenda territorit të tyre, qoftë përmes institucioneve komunale apo kompanive të kontraktuara që ofrojnë shërbime shëndetësore në komunën e Vitisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.