DYLON

Në Viti u promovuan tri vepra të prof.dr. Isak Shemës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, respektivisht Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport dhe Drejtorisë për Arsim, u mbajt promovimi i veprave të prof.dr. Isak Shema.

Ky promovim iu përkushtua edhe 75 vjetorit të lindjes dhe 55 vjetorin e veprimtarisë së prof Isak Shemës. Në emër të organizatorit të këtij aktiviteti, kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti ka shpallur të hapur këtë promovim, duke vlerësuar kontributin e profesor Shemës dhe ka theksuar se Vitia është e nderuar që po promovon punën e palodhshme të intelektualëve të saj, të cilët një jetë të tërë ia kushtuan shkencës, letërsisë e publicistikës.

EkoHigjiena

“Si kryetar komune ndihem i nderuar dyfish, për shkak se prof.Isakun e kam edhe bashkëfshatarë por edhe si bashkëveprimtarë. Personaliteti i tij i takon plejadës së ajkës së mendimit intelektual e cila mund të them se e ka kthyer Kosovën për së mbari në fund vitet e 80-ta, viteve të 90-ta e që vazhdon edhe më tutje me krijimtarinë dhe veprimtarin e vet”, tha kryetari Haliti.

Në këtë aktivitet është lexuar biografia dhe veprimtaria e prof.dr.isak Shemës, kurse për veprat e tij folën prof.dr Sedat Kuqi dekan I fakultetit Filologjik dhe prof. dr. Liman Matoshi.

Në emër të familjes Shema ka folur e bija e profesorit zonja Besa Luzha Shema, kurse për organizimin e promovimit të sotëm, vet autori i veprave të promovuara prof.dr. Isak Shema ka falënderuar Institucionet komunale në veçanti Drejtorin për Kulturë Rini e Sport në Viti që po vazhdon të mbështes aktivitetet që kanë për qëllim promovimin e vlerave dhe zhvillimin e kulturës në përgjithësi.

Veprat e promovuara sot nga prof. dr. Isak Shema ishin: Identitete letrare I dhe II, Kultura letrare bashkëkohore, si dhe Studije Albanski Knjizevnosti” në gjuhën kroate.

Në shenjë respekti dhe për kontributin e dhënë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka nderuar prof. Shemën me mirënjohje, si dhe një fotografi të para 25 viteve së bashku në grup me ish presidentin Ibrahim Rugova. Në fund u shfaqën disa pika muzikore nga orkestra e “Oktet Plus”, si dhe u shtrua një koktej për mysafirët./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.