DYLON

Në Viti u mbajt nata qendrore e Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”

Në Viti u mbajt nata qendrore e Festivalit Ndërkombëtar “N’Karadak Krisin Tupanat”
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë, në sheshin e qytetit të Vitisë u mbajt nata qendrore e edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat”, duke sjellë para qytetarëve dhe mërgimtarëve një mbrëmje të pasur me kulturë, traditë dhe folklor.

Të pranishëm në këtë festival ishin edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti.

EkoHigjiena

Në këtë edicion morën pjesë ansamble dhe delegacione nga Luksemburgu, Peruja, Panamaja, Polonia, Portugalia, Meksika, Qiproja Veriore, Turqia, Egjipti, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat interpretuan valle, këngë dhe rite tradicionale, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke promovuar kulturën dhe miqësinë mes popujve.

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit, Valleve dhe Riteve “N’Karadak Krisin Tupanat” organizohet nën përkrahjen e Organizatës Ndërkombëtare të Festivaleve Folklorike (CIOFF), ku anëtar është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.