DYLON

Në Viti u mbajt mbledhja e EVSB-së në nivel vendi

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Është mbajtur sot në Viti mbledhja e Këshillit ekzekutiv të Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi nga gjithë qendrat e Kosovës, organizuar në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këshilli Ekzekutiv I EVSB-së paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar ndër komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim.

Pjesëmarrësit e këtij takimi identifikuan problemet dhe nevojat e qytetarëve në rrethin ku jetojnë si dhe mundësit për zgjidhjet e atyre problemeve. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti,në fjalën e tij të rastit është shprehur se EKVB në vazhdimësi po jep një kontribut të veçantë në shumë drejtime.

EkoHigjiena

“Kjo është punë jashtëzakonisht e madhe dhe shumë e rëndësishme që po bëni ju, andaj falënderoj të gjithë edhe Departamentin e drejtësisë ICITAP, edhe OSBE-në edhe të gjithë që kanë ndihmuar në krijimin e këtyre ekipeve. Natyrisht se një ndër shtyllat kryesore të shtetit është siguria, sepse gjithë aktivitetet tjera janë të lidhura me sigurinë e një shoqërie demokratike dhe ne mendojmë se siguria e një shoqërie e arrin kulmin vetëm atëherë kur promovimin dhe sigurimin e bëjnë vet qytetarët”, tha Haliti.

Ndërsa Drita Pereziq këshilltare për siguri të lartë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë se rezultatet e arritura të këtyre ekipeve, po dëshmojnë efektin dhe rëndësinë e këtyre grupeve në siguri në bashkësi .

“Infrastruktura që është duke u ndërtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes Divizionit për Siguri në Bashkësi, ka filluar të marrë formën e vet , të mishërohet dhe të institucionalizohet”, ka thënë Pereziq. Imer Thaçi nga Divizioni për Siguri në Bashkësi, ka folur rreth detyrave dhe kompetencave të Divizionit për siguri siç janë inicimi i planeve dhe aktiviteteve, rithemelimin dhe mbështetja e EVSB, hartimi i fushatave vetëdijësuese etj.

Në emër të stacionit policor në Viti, toger Rashit Rashiti ka vlerësuar punën e EKVB-së, duke përmendur edhe disa nga projektet e realizuara. Në këtë mbledhje folën edhe përfaqësuesit e komunave tjera të Kosovës, ndërkohë që u paraqitën edhe problemet me të cilat ballafaqohen këto ekipe ndër të cilat u përmendën edhe ndikimet e politikës nëpër komuna, sidomos në disa ku është ndërruar pushteti. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.