• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Info+
  3. Në Viti u mbajt Konferenca shkencore “ Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare përgjatë shekujve XVI-XX
Info+ Viti

Në Viti u mbajt Konferenca shkencore “ Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare përgjatë shekujve XVI-XX

by Redaksia 2LONLINE 5 Shkurt, 2019 3 min read
 Në Viti u mbajt Konferenca shkencore “ Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare përgjatë shekujve XVI-XX

Një konferencë shkencore për shkollën shqipe, ka tubuar sot në Viti, akademikë, profesor e studiues të fushës së letërsisë, si dhe punëtor arsimor e të pranishëm të tjerë, me temë “Shkolla shqipe në hapësirat shqiptare në shekujt XVI-XX”, që për qëllim kishte krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes aspektit teorik dhe kërkimor të shkollave shqipe gjatë shekullit XVI-XX.

Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference, nga të pranishmit u tha se komuna e Vitisë është burim i shkollave të para shqipe në Kosovë me Shkollën shqipe në Stubëll të Epërme me mësuesin Dom Mikel Tarabolluzin dhe Shkolla shqipe në Pozheran me mësuesin Sylejman Syla (Molla Syla) nga Tërpeza.

Të pranishmit e kësaj konference, në emër të Institucioneve komunale i përshëndeti zv.kryetari I komunës Hasan Aliu, i cili mes tjerash u shpreh se Vitia si komunë dhe ne si qytetarë të saj, mburremi që jemi vatër e arsimit, kulturës dhe traditave ndër shekullore sa i përket formimit dhe zanafillave të shkollave të para shqipe në Kosovë.

“Ne si institucione komunale, si dhe për shtetin e Kosovës, në vazhdimësi jemi angazhuar për të krijuar një kulturë qeverisëse për ruajtjen, përkrahjen afirmimin dhe promovimin e zanafillave të themelimit të shkollave të para shqipe në Kosovë. Institucionet komunale janë zotuar gjithnjë në shërbim të përhapjes së kulturës, si armë e fuqishme, që të ecim dinjitetshëm kah përparimi dhe suksesi i gjithmbarshëm. Prandaj, përgëzoi akademikët, profesorët dhe organizatorët e kësaj konference shkencore, me shpresë se përmes kësaj, të shpalosen edhe shumë të pathëna për historinë e shkollave dhe arsimit shqip, në komunën e Vitisë”, u shpreh Aliu.

Me kumtesa në këtë konferencë u paraqitën Akademik Mehmet Halimi, Prof.dr Isak Shema me kumtesën për periodizimin e zhvillimit të arsimit shqip ndër shekuj, prof.dr. Nezir Bata me kumtesën për Institucionet arsimore në periudhën e perandorisë osmane, mandej prof. dr. Mark Palnikaj nga Shqipëria, prof.dr. Avzi Mustafa nga Maqedonia, prof.dr. Rovena Vata, prof.dr Daut Bislimi, prof.Nikollë Loka, Phd.kandidat Sarë Gjergji dhe Mr.sc Adem Murati.

Tags: aktuale konferenca Konferencë shkencore shkolla shqipe Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022
Policia

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë

25 Maj, 2022
Nacionale

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar

25 Maj, 2022
Gjilan

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizituan Ministrinë e Mbrojtjes

25 Maj, 2022

Kompleksi Gjilani në Ksamil nikoqir i punëtorëve te Këshillit te Bashkësisë Islame në Gjilan

25 Maj, 2022

Nazim Gagica u zgjodh kryetar i AAK-së në Gjilan

24 Maj, 2022

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

24 Maj, 2022

Filloi realizimi i projektit “Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik”

24 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com