DYLON

Në Viti u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave në kuadër të projektit “KosEd”

Në Viti u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave në kuadër të projektit “KosEd”
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Vitisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave nga z. Robert Blease, ekspert i projektit të Bashkimit Evropian KosEd “Modeli Kolegial i Sigurimit të Cilësisë”.

Ky projekt ka për synim ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe krijimin e një cikli reflektues në raport me nevojat e shkollës, me qëllim të avancimit të cilësisë në arsim dhe fuqizimit të bashkëpunimit profesional në shkolla.

EkoHigjiena

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi të gjithë për angazhimin dhe realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë bashkëpunimin me z. Robert Blease.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Drejtoresha e Arsimit, znj. Arta Ajeti, ndërsa z. Robert Blease falënderoi Komunën e Vitisë për bashkëpunimin dhe uroi që ky projekt të vazhdojë të japë rezultate pozitive në avancimin e arsimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.