DYLON

Në Viti shënohet “Dita e Tokës”

Në Viti shënohet “Dita e Tokës”
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 22 Prillit-Ditës së Tokës, në Viti janë zhvilluar disa aktivitete, që shënuan edhe përmbylljen e aksionit 22 ditor të pastrimit në komunën e Vitisë.

Megjithatë, organizatorët dhanë mesazhe për qytetarët që të rritet përgjegjësia e mbajtjes së një ambienti të pastër e të shëndosh edhe pas këtij aksioni.

Ky aktivitet për nderë të Ditës së Tokës, u karakterizua edhe me garën në çiklizëm për fëmijë, sikur se edhe për të rritur në shtegun Viti-Kabash-Binçë-Viti, organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport.

EkoHigjiena

Po ashtu, udhëheqësit komunal, nën organizimin e Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë mbjellë fidane e lule në qytetin e Vitisë, ndërkohë që janë vendosur mesazhe për ruajtje të ambientit nëpër drunjë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.