DYLON

Në Viti shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë

Në Viti shënohet Dita Botërore e Shëndetësisë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë dhe atë përmes aktiviteteve të ndryshme.

Me këtë rast në qendër të qytetit është bërë shpërndarja e fletushkave informative lidhur me shërbimet shëndetësore që ofrohen në QKMF-Viti , si dhe të drejtat e pacientit.

Këtij aktiviteti ju është bashkuar edhe LMT –KFOR-it Amerikan në Viti që kanë kontribuar në shpërndarjen e fletushkave .Gjithashtu, ekipi i LMT-së së KFOR-it ka mbajtur edhe një trajnim me stafin e emergjencës në Viti të cilët janë trajnuar për urgjencat mjekësore në rast të djegieve dhe frakturave

EkoHigjiena

Sipas Basri Aliut , Drejtor i DSHMS-së në Viti, ndër tjerash tha se kjo komunë vazhdimisht shënon ditët e ndryshme që lidhën me shëndetësi dhe tregoj se qëllimi i kryesor është që përmes aktiviteteve të tilla, të jemi sa më afër qytetarëve dhe që ata të kenë njohuri të ndryshme nga fusha e shëndetësisë.

Përndryshe, Dita Botërore e Shëndetësisë është një forum për informimin dhe diskutimin rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit në 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së, kështu që kjo ditë kujton pikërisht atë moment të rëndësishëm të jetës së OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.