Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë sot është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj dite të rëndësishme. Më pas janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë mbajtur disa aktivitete të ndryshme kurse sot në mbrmënje do të mbahet edhe koncerti festiv në qytetin e Vitisë.
Kryesuesi I Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi në seancën solemne që është mbajtur sot për nder të ditës së çlirimit të kësaj komune, ka folur mbi rëndësinë e kësaj dite.
“14 qershori është një ditë e veçantë për qytetarët e Vitisë, për vendin tonë sepse sot 23 vite më parë është çliruar ky vend nga robëria shekullore që e përcolli me shekuj trojet tona shqiptare. Prandaj kjo ditë është historike dhe veçantë sepse nga 14 qershori forcat e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të brigadës 137 marshuan në Viti që simbolikisht shënojnë edhe ditën e çlirimit të Vitisë. Ai tha se kjo u bë e mundur me ndihmën e miqve ndërkombëtare duke mundësuar që sot të punojmë dhe të jetojmë lirshëm..”, tha kryesuesi Azizi.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fjalën e tij të rastit fillimit i urojë të gjithë të pranishmit dhe qytetarët për ditën e çlirimit, duke e vlerësuar lartë këtë ditë historike. “23 vite më parë, më 14 qershor, pas shumë shekujve robëri, qytetarët e Komunës së Vitisë, përfundimisht frymuan lirshëm. Kjo liri e pritur me breza erdhi falë punës, sakrificës si dhe luftërave të lavdishme, të shumë e shumë burrave dhe grave të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë nga vetja e tyre, që brezat e rinj të jetojnë të lirë si gjithë popujt tjerë të botës”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se në këtë ditë të lavdishme, krahas festës, është e udhës që të kujtohen të gjithë ata që punuan, kontribuuan dhe dhanë jetën për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare.
Kurse Abdyl Bajrami nga OVL-UÇK në Viti tha se e drejta historike e çliroj këtë popull që sipas tij në mënyre sistematike është goditur gati tërë kohën për 87 vite. Ai përmendi edhe kryengritjet e popullit shqiptar në Maqedoni e Serbi nga të cilat sipas tij është avancuar pozita e shqiptarëve. Bajrami gjithashtu urojë të gjithë qytetarët vitias ditën e çlirimit duke shprehur lavdinë për të gjithë dëshmorët e rënë për liri. Ndërkaq gjatë ditës së sotme pritet të mbahen edhe disa aktivitete të tjera, nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të DKRS-së, kurse koncerti festiv piret të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Nijazi Azemi-Komandant Mjekra” në Viti. /2LONLINE/