DYLON

Në Viti po zhvillohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut!

Në Viti po zhvillohet aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me stafin komunal, iu bashkuan sot aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut, organizuar nga QKMF, në Viti, nën udhëheqjen e drejtoreshës Dr. Vjollca Kadolli-Halili, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Me këtë rast, Kryetari Haliti dhe drejtoresha Kadolli-Halili falënderuan të gjithë qytetarët që iu përgjigjën këtij aksioni humanitar, duke theksuar rëndësinë e dhurimit të gjakut si një akt fisnik që shpëton jetë.

EkoHigjiena

“Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë humanizmin, solidaritetin dhe kujdesin për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.