DYLON

Në Viti po realizohen projekte të ndryshme

Në Viti po realizohen projekte të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Punimet në disa pjesë të qytetit të Vitisë, po vazhdojnë dhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa lokacione ku po realizohen ato projekte.

Ai bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit.

EkoHigjiena

Poashtu, Haliti nga afër pa punimet tek objekti i ri i gjykatës, objekti i ri i Zjarrfikësve, në hapësirën para shkollave të mesme, rregullimi i hapësirave gjelbëruese tek sheshi “Rashit Mustafa- Komandant Karadaku”, renovimi i QKMF-së së qytetit.

Kryetari Haliti tha me këtë rast se, vazhdon të jetë i përkushtuar që me realizimin e këtyre projekteve të ofroj një qasje me të mirë të qytetarëve sa i përket qarkullimit, si të këmbësorëve po ashtu edhe të automjeteve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.