DYLON

Në Viti po mbahet një takim mbi ndryshimet klimatike dhe sigurinë në nivel lokal

Në Viti po mbahet një takim mbi ndryshimet klimatike dhe sigurinë në nivel lokal
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga PREVENT, sot në Viti është duke u mbajtur një takim me temën “Ndryshimet Klimatike dhe Siguria: Sfidat për Nivelin Lokal”.

Në fillim të këtij takimi, fjalë rasti mbajtën Skënder Perteshi, përfaqësues i PREVENT, dhe zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili mirëpriti këtë takim duke ju uruar punë të mbarë të gjithë pjesëmarrësve.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu theksoi se ndryshimet klimatike dhe siguria prekin të gjitha vendet dhe shtoj se kjo temë është e një rëndësie të veçantë.

Pas fjalimeve hyrëse, u prezantua projekti dhe u zhvilluan diskutime mbi tematika të rëndësishme, si ndikimi i ndryshimeve klimatike në sigurinë lokale, sfidat e institucioneve komunale në adaptimin ndaj këtyre ndryshimeve, dhe rëndësia e informimit të komunitetit. /2LONLINE/