DYLON

Në Viti po mbahet karvani shëndetësor “PërShëndetje”

Në Viti po mbahet karvani shëndetësor “PërShëndetje”
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti në sheshin e qytetit të Vitisë “Nijazi Azemi-Komandant Mjekra” është mbajtur karvani shëndetësor i njohur me emrin PërShëndetje”, i organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në bashkëpunim me AQH dhe OJQ ”Mundësia” nga Mitrovica.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti i përgëzoi atë për këtë aktivitet që për qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për sëmundjet e ndryshme si dhe që sipas tij kjo është në interes të shëndetit publik.

Kurse drejtoresha Halili-Kadolli tha se pos që sot qytetarët vitias mund të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme dhe parandalimit të tyre ata këtë mund ta bëjnë edhe tek QKMF-ja në Viti ku ka edhe këshillimore të pos çashme.

Ajo bëri me dije se është hera e dytë që ky karavan shëndetësor po mbahet në qytetin e Vitisë. Përndryshe gjatë këtij karvani qytetarët vitias kanë mundësinë që në sheshin e qytetit në tendat e vendosura të njoftohen rreth sëmundjeve të ndryshme parandalimin e tyre ose edhe rreth faktorëve të rrezikut, të sëmundjeve jo ngjitëse dëmet që shkakton duhan pirja konsumimi i alkoolit, mos aktiviteti fizik dhe ushqyeshmëria e shëndetshme por të marrin edhe këshilla kundër kancerit të gjirit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.