• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Sport
  3. Në Viti po mbahen garat komunale në sportin e Ping-Pongut në mes të nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme të lartë
Sport

Në Viti po mbahen garat komunale në sportin e Ping-Pongut në mes të nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme të lartë

Redaksia 2LONLINE 20 Janar, 2022 2 minuta lexim
 Në Viti po mbahen garat komunale në sportin e Ping-Pongut në mes të nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme të lartë

Në sallën sportive brenda Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, janë duke u zhvilluar garat komunale në sportin e Ping-Pongut në mes të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të larta dhe atë për kategorinë e femrave dhe meshkujve.

Këto gara po zhvillohen në organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollorë në Viti në mbështetje të drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Drejtoresha e DKS-së, Fatbardha Emini, drejtori i DKRS-së, Valmir Sahiti dhe të tjerë kanë vizituar këto gara sportive.

Kryetari Haliti i ka përgëzuar nxënësit për vullnetin që kanë të merren me sport duke ju uruar atyre suksese.

Ndërkaq Milot Haziri, Kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollorë në Viti, tha se falë angazhimit të pedagogëve të sporteve shkollore në këtë komunë po mbahen gara të tilla të rregullta.

Ai falënderoi kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti por edhe drejtorët e drejtorive që i kanë ndihmuar kësaj shoqate në bashkë organizimin e këtyre garave.

Këtë aktivitet sportiv nga afër e kanë përcjellë edhe ushtar të KFOR-it amerikan. /2LONLINE/

Etiketat:aktuale nxënëseve pin pong shkolla sport Viti
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Viti: Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

20 Maj, 2022

Kreu i Vitisë pret në takim mysafirë dhe ansamble që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

Kontigjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 22”

20 Maj, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen rastet e armëmbajtjeve pa leje, posedim të substancave narkotike, monedhë e falsifikuar

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com