DYLON

Në Viti nuk ka raste aktive me COVID-19

Në Viti nuk ka raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), në Viti ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt për këtë viti.

Kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Naim Pira,  i ka njoftuar anëtarët mbi vlerësimet e akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendit Komunal dhe të vlerësuar nga  Departamenti ligjor i Ministrisë së Administrimit. 

EkoHigjiena

Po ashtu u bë e ditur edhe për situatën aktuale me pandeminë në komunën e Vitisë, ku aktualisht në këtë komunë nuk ka asnjë rast pozitive e as raste aktive.

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është diskutuar mbi Kornizën afatmesme buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë për vitet 2022-2024.

Me këtë rast Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti mbi punën që është bërë në hartimin e kësaj kornize dhe planifikimit të shpenzimit në kategoritë e ndryshme ekonomike.

Sipas këtij dokumenti financiar bëhet me dije se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2021 do të shënojë rritje dhe atë prej 12.490,868€ në 13,069,494€.

Rritje e buxhetit komunal të Vitisë parashihet të këtë sipas këtij dokumenti deri në vitin 2024.

Kurse anëtarët e këtij komiteti kanë paraqitur mendimet e tyre mbi ndarjen buxhetore në kategoritë e ndryshme ekonomike.

 Në këtë mbledhje, janë shqyrtuar dhe votuar edhe këto pika të cilat do të procedohen për seancën e Kuvendit: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim-plotësim të rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për mbështetje financiare për shpenzimet e strehimores Liria Gjilan për një periudhe trevjeçare 2021-2022-2023, si dhe propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2022. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.