DYLON

Në Viti nis Manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”

Në Viti nis Manifestimi tradicional kulturo-sportiv “Flakadani i Karadakut 2026”
Avatar photo Redaksia

Sot në Viti është hapur edicioni i 25-të i Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”. Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi Kuvendit Bekim Azizi, kryetari i OVL UÇK-së në Viti Idriz Quni, nipi i dëshmorit Nijazi Azemi “Komandat Mjekra” -Flakadani dhe vajza e dëshmorit, Liridona Azemi.

Në fjalën e rastit, zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, theksoi se manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant Mjekra, është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

“ Këtë vit kemi një arsye të veçantë për krenari. Shënojmë 25-vjetorin e organizimit të “Flakadanit të Karadakut”. Një çerek shekulli traditë, përkushtim dhe punë e palodhshme nga shumë njerëz që e kanë mbajtur gjallë këtë ngjarje dhe e kanë shndërruar në një ndër manifestimet më të rëndësishme në vend.

Gjatë tri ditëve në vijim, më 24, 25 dhe 26 mars, Vitia do të jetë qendër e aktiviteteve kulturore dhe artistike. Do të zhvillohet Ora e Madhe Letrare, do të mbahen garat rajonale të recitatorëve për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa kulmi i manifestimit do të jetë Festivali i ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo është një dëshmi e gjallë e pasurisë sonë kulturore dhe shpirtit që na bashkon” , u shpreh Aliu.

Ai gjithashtu theksoi se me prezencën në këto ngjarje po nderohen edhe vepra e komandantit Nijazi Azemi por edhe të dëshmorëve në gjithë shqiptarinë.

Ndërsa në emër të OVL të UÇK-së, foli Mustafë Shaqiri “komandant Shpëtimi”. Agjendën e aktiviteteve kulturore e sportive të “Flakadanit të Karadakut 2024” e prezantoi drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti. Paraprakisht, udhëheqës konunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e bashkëkuftëtar të dëshmorit Njazi Azemi, kanë bërë homazhe tek shtatorja e komandant Mjekrrës në sheshin e qytetit të Vitisë, si edhe tek obelisku i Madeline Albriht.

Më pas, nisi dita e parë e festivalit të ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike ku do të marrin pjesë grupe nga gjitha trojet shqiptare. Për gjatë këtyre tri ditëve, por festivalit, do të mbahet edhe Ora e madhe letrare, garat regjionale të recituesve për shkollat e mesme, si dhe paraprakisht gjatë vikendit janë zhvilluar edhe aktivitete sportive si garat në shah dhe basketboll, si dhe ecja në natyrë në relacionin Debellde–Letnicë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.