DYLON

Në Viti ndihmon 100 familje në nevojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Caritas Kosova, zyra në Viti në bashkëpunim me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës për Punë Sociale në Viti, kanë shpërndarë sot nga një pako me ndihma ushqimore dhe veshmbathje për 100 familje në nevojë të kësaj komune.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe Drejtori I Qendrës për Punë Sociale, Demush Mehmeti kanë falënderuar Caritas Kosovën për përkujdesjen e tyre për familjet në nevojë, duke potencuar se Komuna e Vitisë, ka një bashkëpunim të mirë me Caritas Kosovën dhe shpreson se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen me qëllim të përfitoj qytetarë e kësaj komune.

EkoHigjiena

Përndryshe Caritas Kosova edhe më parë ka ndihmuar në forma të ndryshme familjet me gjendje të rëndë ekonomike por edhe shëndetësore. /2L ONLINE/